Rregullimet automatike për të hyrë në Internet dhe MMS shfrytëzohen thjesht me zgjidhjen e modelit të telefonit celular, llojin e rregullimit dhe shkruarjen e numrit në të cilin doni t´i dërgoni. Rregullimet do t´i merrni me anë të SMS porosisë në numrin të cilin e keni shkruar dhe automatikisht do të shkruhet në memorinë e telefonit.
Shërbimin MMS mund ta shfrytëzoni në qoftë se keni telefon që përkrah funksionin MMS dhe i rregulloni në telefonin rregullimet përkatëse për Internet dhe MMS. Rregullimet automatike MMS mund t´i dërgoni në numrin e duhur të telefonit celular.
GPRS-in mund ta shfrytëzoni në qoftë se keni telefon celular i cili përkrah funksionin GPRS teknologjinë dhe i rregulloni rregullimet përkatëse për Internet. Rregullimet automatike për Internet mund t´i dërgoni në numrin e duhur të telefonit celular në të njëjtën mënyrë si edhe për MMS. Në qoftë se telefoni juaj përkrah EDGE teknologjinë shfrytëzoni rregullimet e njëjta si edhe për GPRS.